Nga 2015 mediat do të paguajnë TVSH

Postuar në 25 Prill, 2014 14:17

Në vitin 2015 media do të jetë mes bizneseve që do të paguajnë TVSH për reklamat që ata do të marrin ndërsa do të përjashtohen nga TVSH -ja disa produkte si arsimi ,shëndetësia dhe siguracionet.

Kjo është parashikuar në pr/ligjin e ri për “Për Tatimin mbi vlerën e shtuar” që është prezantuar sot nga ministria e Financave.

“Siç përcaktohet në projektligj, reklamat nga media e shkruar ose elektronike nuk janë të përjashtuara nga TVSH” thuhet në relacionin me të cilin shoqëron pr/ligjin kjo ministri.

Në relacion thuhet se furnizimet e shtypshkronjave, gazetave, revistave dhe librave janë përjashtuar nga TVSH por  theksohet se Legjislacioni i BE-së nuk e ka të përjashtuar. “Madje në shtojcën 3 i liston si furnizime që mund të trajtohen me shkallë të reduktuar të TVSH-së.” /OraNews/

Comments

Submitted by shume larg (not verified) on

<p>.......dhe kuptohet ato media qe na mbeshtesin nuk do e paguajne, do e paguajne vetem ato qe na dalin kundra. Rilindja tashme po kristalizohet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.