Biznesmeni pakistanez Zafar Ansar: “Jam gati të dëshmoj për Argita Malltezin”

Postuar në 24 Prill, 2014 09:06

Top-Channel i ka marrë sot një intervistë biznesmenit pakistanez  Zafar Ansar që jeton në Suedi, i përfolur se është larguar nga Shqipëria për shkak të një përballjeje me vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ansar ka sqaruar sesi, sipas tij, Argita Berisha i ka kërkuar rryshfet. Më tej akoma, i pyetur nga TCH se nëse do të dëshmonte ai nëse drejtësia shqiptare do të kërkonte  dëshminë në gjykatë “për atë që e përshkruat si aferë korruptive të vajzës së ish-Kryeministrit Berisha”, biznesmeni ka dhënë këtë përgjigje: “Llogaridhënies duhet t'i jepet vendi i duhur. Po, unë do ta konsideroja një gjë të tillë. Po.Dua të theksoj se llogaridhënia duhet të zbatohet nga autoritetet përkatëse, kushdo qofshin ato. Jam i gatshëm të testohen të gjitha ato që kam deklaruar. Gjithçka e thënë prej meje është mëse e vërtetë.Nuk ka asnjë tjetër përveç saj”.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=276765

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.