Ministri i Brendshëm: “Në grupin e PD-së ka shumë që duhet të ishin në gjykatë, por i mbron statusi i deputetit”

“Nuk është e këndshme të dëgjosh ish-Kryeministrin të flas për luftën ndaj korrupsionit dhe për rëndësinë e transparencës, kur djali i tij është artikuluar disa herë për afera korruptive, ndërsa vajza e të cilit i dorëzoi një biznesmeni të ardhur nga larg për të investuar në vendin tonë një “faturë” shumë të shëndetshme si çelës të suksesit për biznesin e tij, duke shuar ëndrrat e shumë familjeve shqiptare për t’u punësuar”-kështu është shprehur sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në seancë plenare duke iu përgjigjur akuzave të opozitës. Përveç akuzave që kanë të bëjnë me familjarët e Sali Berishës, Tahiri ka thkesuar se mes ekipit të PD-së, ka shumë deputetë që nuk janë në gjykatë vetëm për shkak të imunitetit. “Veç ish-Kryeministrit në sallën e Kuvendit ka dhe ish-ministra, që së bashku me doktorin vetëm falë kartës së deputetit nuk janë në gjykatë duke dhënë llogari për shkeljet e tyre, por që flasin për drejtësi, kur në kurriz mbajnë skandale të tilla si, Gërdeci me 24 viktima…etj”, tha ministri.
s.z
Comments
Po pse se fillon nga grupi
<p>Po pse se fillon nga grupi yt? Bëhesh edhe më i besueshëm dhe rrit kuotën e suksesit. Psh, Ilir Metën?</p>
O Sajmir po ti more votat qe
<p>O Sajmir po ti more votat qe ti fusesh ne burg more i deshtuar. Po ti pse nuk e le mandatin?<br />Ti kujton se ben te zgjuarin kur dergon emrin e Hysni Burgajt ne prokurori cdo jave? Po plehra i konsideron Shqiptaret dhe mendon se mund te tallen kollaj? Ja ta them une kush je ti: Ti nuk ben me hajer si njeri se ta pa burrnine Rama dhe policet qe perballen me krimin, Shefat dhe ministrat nderrohen tak-fak .... !<br />Mandatin nuk po e le nga frika e te majtes, ndonje lek nuk po e bo se nuk i dihet kush behet mish per top... Shiko more cun te mesosh ndonje zanat se nuk do te rrisin prinderit dhe femijet e tu a te keqen</p>
Add new comment