Visho Ajazi Lika: Shkresa e SHISH nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar lidhur me trafikimin e drogës

Postuar në 26 Prill, 2014 11:13

Pas një debat të madh lidhur me shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, kreu i këtij institucioni ka reaguar duke sqaruar gjithçka.Visho Ajazi Lika shprehet se, po abuzohet me informacionin e klasifikuar. Ai thekson se shkresa nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake.

Reagimi i SHISH:

Shërbimi Informativ Shtetëror shprehet tejet i shqetësuar për valën e spekulimeve mediatike e politike lidhur me një informacion të klasifikuar të këtij shërbimi, me të cilin po abuzohet në dëm të punës sonë e të interesit të vendit tonë përmes një publikimi të paligjshëm në media.

Ky informacion jo vetëm nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar nga ne, lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake, por po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cënon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Puna e SHISH është t’u përcjellë autoriteteve të larta, në formë të klasifikuar, informacione jo vetëm mbi çdo fakt të vërtetuar, por edhe mbi çdo dyshim të arsyeshëm që gjykohet se mund të vlejë për të ndaluar apo parandaluar fenomene ose ngjarje të rrezikshme për sigurinë e vendit.

SHISH u bën apel mediave dhe politikës që, për interesat e ditës, të mos dëmtojnë punën e institucionit dhe interesat e vendit, duke e siguruar publikun se informacioni në këtë rast nuk lidhet me përfshirjen e asnjë strukture shtetërore, si dhe duke u kërkuar organeve të drejtësisë të vendosin para ligjit burimet e dekonspirimit të informacionit të klasifikuar.

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.