Madrilenët “masakrojnë” Bajernin e Guardiolës. Katër gola për Realin, dy Ramos dhe dy Ronaldo

Postuar në 29 Prill, 2014 16:04

Real Madrid “masakron” Bajernin e Mynihut në fushën e bavarezëve dhe është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Fitoren e ka siguruar në mënyrën më spektakolere të mundshme, çka solli njëherësh edhe një turpërim të pazakontë për kampionët e Gjermanisë. Golat u shënuan nga Ramos 16', 20' dhe Ronaldo 30' e 90'. Nga ana tjetër, një e veçantë e këtij takimi është edhe fakti që Ronaldo ka thyer rekordin me gola të shënuara gjatë një sezoni në Ligën e Kampionëve. Portugezi realizoi golin e tretë të Los Blancos në fraksionin e parë të ndeshjes gjysmëfinale të kthimit, që ishte goli i tij i 16-të këtë edicion në garën më të madhe evropiane për klube. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për Realin, dhe pritej një përplasje e fortë sonte, por Bajerni i Pep Guardiolës ishte tërësisht i mpirë pas dy golave të parë të Ramos.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.