Ditmir Bushati në Konferencën e Këshillit të Atlantikut: “Në Europë ka ende zona me potencial të lartë destabilizues”

Postuar në 30 Prill, 2014 04:46

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë së fundmi në Konferencën e Këshillit të Atlantikut, që është shprehje e përpjekjes për krijimin e dimensionit transatlantik të politikës së jashtme dhe të sigurisë të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s. Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë edhe ministri i Jashtëm i SHBA-ve, sekretari i Departamentit të Shtetit John Kerry, Bushati ka folur për krizën në Ukrainë dhe ekzistencën e zonave destabilizuese në rajon. “Në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”, është shprehur Bushati.  Nuk bëhet e ditur nëse Bushati ka folur direkt për Ballkanin, por fakt është se rajoni ynë, me pika kritike si Bosnja dhe Maqedonia, është padyshim një nga zonat me potencial destabilizues. Aq më tepër që edhe në rastin e krizës ukrainase, pala ruse rimori si argument precedentin e Kosovës.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.