Reforma territoriale, mazhoranca “kërcënon” me referendum opozitën

Postuar në 02 Maj, 2014 09:01

Reforma territoriale duket se do të ketë fatin e tre ligjeve të kërkuara për statusin kandidat. Por, në një kohë kur mazhoranca e djeshme nuk i kishte 3/5 e votave, mazhoranca aktuale ka numrin e nevojshëm në parlament për të miratuar një reformë të tillë

Nga ana tjetër, bashkëshryetari i Komisionit Parlamentar për Reformë Territoriale, Bashkim Fino shprehet se miratimi i kësaj reformo mund të hidhet dhe në referendum.

 “Ne e mirëpresim opozitën në çdo moment, i kanë 9 vendet e tyre në Komision, përfshi edhe bashkëkryetarin. Por ne nuk mund të mbetemi peng i një opozitë që nuk e do këtë reformë. Ne sovrani na ka dhënë votën për të bërë këtë reformë, madje po  të jetë e nevojshme ne mund ti drejtohemi sërish atij për një referendum për miratimin e reformës territorial. Më 23 qershor sovrani na dha 84 mandate deputetësh për të miratuar edhe këtë reformë”, është shprehur Fino.

Reforma territoriale është ende në fazë diskutimesh dhe nuk është vendosur një formulë sesi do të jetë ndarje e ardhshme administrative. Por, opozita ka refuzuar të marrë pjesë në komision me argumentin se mazhoranca nuk ofron konsensus për miratimin e reformës.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.