Sondazhi, 80% e shqiptarëve thonë se u kërkohen favore seksuale në punë

80% e shqiptarëve e konsiderojnë mjaft të përhapur fenomenin e kërkimit të favoreve seksuale në punë. Një sondazh i kryer nga Instituti EUNACAL mbi tregun e punësimit në Evropën Juglindore, përgjatë të cilit u intervistuan 7.555 persona në këtë rajon.
Sipas EUNACAL, janë intervistuar 1847 shqiptarë, 80% e të cilëve i janë përgjigjur "po" pyetjes? Sa i përhapur është fenomeni i kërkimit të favoreve seksuale në punë (disi dhe shumë i përhapur).
Sondazhi nxjerr në pah se vetëm 2% e femrave shqiptare kanë pranuar "marrëdhënie seksuale të punonjëseve me kolegë/vartës/eprorë", ndërkohë që 98% kësaj pyetjeje i janë përgjigjur negativisht.
Nga ana tjetër, 10.2% e meshkujve shqiptarë janë përgjigjur "po" për marrëdhëniet seksuale me koleget e punës, 1.2% po për raportet me eproret, 0.83 për qind po me vartëset. Ndërkohë që 88.3% e meshkujve shqiptarë kanë thënë se nuk kanë pasur kurrë raporte seksuale në punë.
Add new comment