Interpol shpall në kërkim ndërkombëtar katër xhihadistët shqiptarë

Postuar në 02 Maj, 2014 05:59

Interpol Tirana ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kërkimin ndërkombëtar të katër xhihadistëve shqiptarë në Siri duke i shpallur ata në kërkim ndërkombëtar.

Almir Daci 31 vjeç, Shkelzen Dumani 38, Mehdi Manallari 70, rezultojnë me të dhënat e tyre në serverin e internpol.int, ndërsa Shyqyri Kaca nuk rezulton (kjo mund të jetë një problem teknik ose emri i tij është shkruar ndryshe).

Të katër këta persona sipas Interpol kërkon për rekrutim personash për akte terroriste dhe financim të terrorizmit. Nxitje, thirrje publike dhe propagandës për kryerjen e krimeve me qëllime terroriste, Nxitja e urrejtjes ose konflikt nacionale, racore dhe fetare.

Vetëm disa javë më parë, me mandat të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u arrestuan 9 persona, ndaj të cilëve rëndon e njëjta akuzë.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.