Thaçi takon Jahjagën, diskutohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve më 8 qershor

Postuar në 02 Maj, 2014 06:19

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me kryeministrin Hashim Thaçin, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga për konsultimet e vazhdueshme me subjektet politike për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, të parakohshme në Kosovë, dhe e theksoi qëndrimin e tij që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor, në pajtueshmëri me forcat e tjera politike”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga zyra për shtyp e presidentes së Kosovës.

Në këtë kuadër, Jahjaga e cila është një prediente e konsensusit PDK-LDK, theksoi se do të vazhdojë të luajë rolin e saj të faktorit të unitetit politik në Kosovë, se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat përcaktojnë mënyrën e shpalljes së zgjedhjeve, si dhe do të respektojë vendimin që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.