Grabiti supermarketin, arrestohet brenda pak orësh 30-vjeçari

Postuar në 02 Maj, 2014 03:58

Një 30-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme grabiti një supermarket në Durrës është arrestuar pak orë pas grabitjes. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe përshkrimi i punonjës së kasës kanë çuar në pranga autorin e dyshuar të grabitjes me armë.

Policia ka arrestuar në banesën e tij 30-vjeçarin, Fatmir Lukja si dhe iu sekuestruar arma me të cilën kreu grabitjen.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të së enjtes, pranë Spitalit të Durrësit, ku 30-vjeçari me një pistoletë dhe i maskuar arriti të grabiste paratë e xhiros ditore të supermarketit (20.000 lekë të reja). Dy persona të tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në grabitje janë në kërkim.

https://www.youtube.com/watch?v=yDP3DhxvqvU
S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.