Presidenti i LA Clippers detyrohet të shesë ekipin

Shoqata e presidentëve ekipeve të basketbollit në SHBA kanë rënë dakord që të detyrojnë presidentin e LA Clippers që të shesë ekipin pas deklaratës së tij raciste.
Presidenti i ekipit të NBA-së, Donald Sterling është përjashtuar nga ky sport për gjithë jetën pasi u regjistrua duke bërë deklarata raciste.
10 anëtarët e shoqatës së presidente votuan unanimisht një gjë të tillë. Fill pas lajmit një numër i madh i personaliteteve të njohura kanë shprehur interes për të blerë ekipin e LA Clippers. Mes tyre janë Oprah Winfrey.
Por, në mënyrë që Sterling të detyrohet të shesë ekipin duhet që një vendim i tillë të miratohet nga ¾ e 30 ekipeve të NBA-së. Gjithashtu Sterling mund të kundërshtojë një vendim të tillë në gjykatë.
S.S
Add new comment