Kadare: Duhet të mbrojmë gjuhën shqipe nga gjysmë shkrimtarët, shkrimtarët mediokër, krahinaristët ...

Pas një dreke me Ismail Kadarenë të nesërmen e ditës, kur RD-ja ka publikuar një shkrim kundër tij, Mero Baze është ulur e ka shkruar një artikull të ngritur mbi mbresat nga ajo drekë. Baze e fillon me një shqetësim të Kadaresë lidhur me një shumëkatësh që po i ngrihet ngjitur me apartamentin e tij në ‘Sky Tower’, duke i bllokuar pamjen nga Dajti, dhe më pas hidhet tek disa momente të tjera të bisedës.
Kadare ka kohë që nuk është futur në debatin mbi gjuhën, standardin, dialektet, kongresin e vitit 1972, por në atë drekë ka thënë shumëçka (nuk dihet nëse Baze e ka informuar Kadarenë për faktin që është ulur të shkruajë për publikun gjëra që ai i ka thënë në një bisedë private). Në këtë pikë, Kadare ka qortuar politikën indiferente, insititucionet, “shkrimtarët mediokër, që shpiegojnë dështimet e veta me gjuhën, gjysëmshkrimtarë politikanë që gjejnë alibinë e dështimeve tek gjuha dhe plot njerëz të tjerë, që për t’iu dëgjuar zëri, hedhin një gurë mbi të; ka aq urrejtje ndaj saj nga kjo racë shkrimtarësh, sa në kapsllëkun e tyre krijues, ulërasin që pas qindra vjetësh nuk do ketë as shqipe dhe as Shqipëri; tërbimi i të patalentuarëve është një fuqi e madhe shkatërruese”.
Dhe pastaj: “Akuza që i bëhet gjuhës sipas tij është e ligë, pasi i bëhet nga pozita krahinariste; gjuha shqipe hyn tek dhjetë gjuhët themelore të Evropës dhe nga më të suksesshmet në përkthimin e kryeveprave botërore. Shekspiri, pas gjermanishtes, ndoshta më mirë se në çdo gjuhë tjetër të përkthyer, është në shqip”.
Ja disa nënvizime të tjera mbi këtë çështje:
- Kongresin e Drejtëshkrimit më 1972 e konsiderojnë gabimisht si Kongres të Gjuhës Shqipe. Si i tillë është Kongresi i Manastirit.
- Gjuha është nga ato gjëra, ku jo shumësia, por ngurtësia dhe unifikimi i fjalëve është pasuri. Një gjuhë që përdor një fjalë që shpreh shumë gjëra, është shumë më aristokrate se një gjuhë që ka 50 versione për të shprehur një gjë.
- Gjuha arabe ka versione dalldisëse (merret vesh, në kuptimin artistik), që në të vërtetë e bëjnë gjuhën e tyre pa formë dhe standard.
- Anglishtja nuk të lejon të shprehesh për gjënë më të fortë në botë, dashurinë, përveçse me fjalën “I love”.
- Thonë që fjala “Komb” vjen nga arabishtja, por kjo fjalë është vendosur me kujdes dhe shumë mençuri nga një fjalë shqip që identifikohet me nyjen, me diçka që lidh një gjë, që vendos një shenjë të rëndësishme në një hapësirë, me atë që ne themi se është lidhur komb.
- Gjuhëtarët tanë janë tulatur dhe u lënë hapësirë diletantëve dhe delirantëve të flasin për gjuhën.
- Askush nuk mund ta prekë gjuhën. Ajo është garancia që ne jemi shqiptarë, është si ai thesari që shtetet mbajnë të groposur në banka për të garantuar egzistencën e tyre. Kombi s’ka gjë tjetër që e mban të bashkuar, veç asaj.
Të gjithë shkrimin e Bazes mund ta gjeni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/05/03/rrefim-per-nje-bisede-te-paautorizuar-me-kadarene/
Re.Pu.
Comments
Ka më se të drejtë këtë do
<p>Ka më se të drejtë këtë do pësojmë në qoftëse do u vemi pas Hxhiqamilasve</p><p> </p>
Mero Baze tashme ia ka shitur
<p>Mero Baze tashme ia ka shitur inatit profesionin e gazetarit. Ne ate hyrje patetike ku ne emer te hatrit te Kadarese kerkon te goditet paligjshmeria me paligjshmeri ka treguar fare hapur se atij nuk i intereson shteti i se drejtes por ai i interesave dhe dallavereve ku personi me emer apo VIP ka me te drejte se qytetari thjeshte.</p>
Add new comment