Serbia firmos marrëveshje për furnizim me gaz nga Gazprom deri në fund të marsit

Postuar në 25 Dhjetor, 2025 17:34

Drejtori Ekzekutiv i “Srbijagas”, Dusan Bajatovic, ka deklaruar se vendi do të furnizohet me gaz nga “Gazprom” deri në fund të muajit mars. Sipas tij sasia e importuar do të jetë 10 milionë metra kubë në ditë përmes Balkan Stream.

Ne kemi blerë dhe paguar tashmë për 6 milionë metra kub në ditë nga MVM e Hungarisë. 1.1 milionë nga Azerbajxhani dhe mund të shpresojmë për 2.5 milion metra kub në ditë nga Bantski si dhe 3 milionë shtesë nga Hungaria. Nëse jam i saktë kjo shkon në 22.6 milionë metra kub gaz në ditë që Serbia mund të bazohet

është shprehur Bajatvoc në RTS.

Ai ka nënvizuar se sasia i jep zgjidhje problemit të energjisë në vend, pasi në kulmin e vet Serbia harxhon 17 milionë metra kub në ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.