Asgjë nuk ka ndryshuar te "liberalët"

Postuar në 02 Janar, 2026 12:00
Skerdilajd Zaimi

 

Në një bisedë me gazetarin Yannis Palaiologos të gazetës “Kathimerini”, historiania dhe gazetarja Anne Applebaum ka diskutuar për luftën në Ukrainë, duke e cilësuar atë një luftë koloniale.

Sipas saj, Rusia, herët apo vonë do ta kuptojë se nuk mund të fitojë dhe do të tërhiqet. Me 1000 ushtarë të vrarë apo të plagosur çdo ditë, Applebaum thotë se do të duhen 80 vjet për të marrë të gjithë territorin ukraians.

Autori grek nënvizon në mënyrë gati entuziaste se në kohën që jetojmë, “kur bota është kthyer përmbys”, zëra si ao të Applebaum janë si busulla, duke orinetuar në rrugën e drejtë në mes të stuhisë. Çështja është se lufta aktualisht po zhvillohet në një kuadër disi artificial: e ashtuquajtura e djathtë ekstreme ka mbërritur në pushtet, por të paktën në SHBA, ajo nuk manifeston ndonjë ambicie reale ekspansioniste, edhe për shkak se pas saj qëndrojnë struktura tradicionale të krijuara në demokraci. Mirë apo keq, kjo e djathtë sot ëshët e vetmja që sugjeron diçka krijuese, edhe pse ky krijim i mëshon korrigjimeve të dëmit të shkaktuar nga administratat liberale.

P.sh kur Applebaum flet për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA, ajo vë në dukje se aty nuk ka më armiq të SHBA, por si kërcënim kryesor shihet demokracia liberale në Europë. Dhe kjo i tingëllon e çuditshme një historianeje që e shpall veten kampione të liberalizimit, ndonëse mësimi kryesor i historisë së këtyre 30 vjetëve është se nuk mund t’i mësosh kujt as demokracinë dhe as rendin e të drejtave, që janë në thelb një vetëdije e emancipimit të brendshëm të shoqërive.

Mungesa e armiqve në dokumentin në fjalë sugjeron në parim bashkëjetesën dhe një vizion merkanitilist të botës dhe marrëdhënieve, ndaj edhe politikat më agresive të administratës Trump janë aktualisht Tarifat. Mundet të jetë një hap pas nga ideja e Kombit të Veçantë, apo e rolit të vetëperceptuar të SHBA në botë, por armiqësimi me demokracitë liberale në Europë, buron kryesisht nga agjendat transseksuale dhe cancel culture që arriti skaje absurdi me administratën Biden. Eleminimi i nocioneve gjinore dhe përemrave përkatës e deri tek inkuadrimi i sikletshëm i kategorive të caktuara në poste apo detyra jo të përshtatshme, ishte diçka më shumë sesa një attentat ndaj traditës. Ishte një agjendë masive për zhbërjen e identiteteve siç i njohim, realizuar e gjitha jo si refleks i nevojave shoqërore, por si ushtrim I pastër pushteti.

Një shenjë e këtij amoraliteti e jep edhe Applebaum, e cila më shumë sesa analizon kërkon të imponohet dhe këtu ajo ndan të njëjtën qasje me bashkëshortin e vet, ministrin e Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski, një njeri me qëndrime të thella antiruse. Si pajtohet konservatorizmi polak me kërkesat e pretenduara nga Applebaum? Nuk ka një përgjigje, ndërkohë që kur vjen puna të skandali korruptiv në Ukrainë, ajo thotë se:

Edhe sikur Zelenskiy të pranojë dorëzimin e Donetskut si pasojë e presionit të Trump, ushtria ukrainase nuk do të bindet. Për skandalin e korrupsionit në Ukrainë, së pari duhet thënë se ai nuk lidhet me ndihmën e huaj.

Kryesorja është se ne po shohim se Ukraina po funksionin si shtet siç duhet: zyrtarë që kanë mandat demokratik dhe mandat të hetojnë këdo, përfshirë ministra dhe këshilltarë të presidentit. Zelenskiy u përpoq të ndalte hetimet, por kjo çoi në protestat e para masive që nga nisja e luftës dhe ai u tërhoq

Ky koment ka rëndësi pasi shpjegon fare mirë sesi ndodh që korrupsioni masiv të tolerohet nga Perëndimi liberal që i bën moral mbarë botës. Sesi pra ndodh që të korruptuarit vijojnë të mbahen nën ombrellën demokratike dhe sesi zgjidhjet e pjesshme si kjo tërheqja e Zelenskiyt trajtohen si shprehje të funksionimit të demokracisë.

Nëse ka një rajon që e kupton fare mirë faturën e kësaj politike, ky është Ballkani që ka 30 vjet që endet pa gjetur dalje në morinë e deklaratave inkurajuese, ambiguitetit të integrimit europian me të vetmen gjë të qartë dhe funksionale: KORRUPSIONIN! Zonja ndoshta do të harrojë se korrupsion godet përmbajtjen e demokracisë, duke mos ia cenuar funksionalitetin që shndërrohet në ritual mekanik. Është kjo elitë që ka provokuar mllefin dhe gati urrejtjen ndaj një politike që tenton të relativizojë çdo gjë në emër të demokracisë dhe lirive, pa kuptuar apo pa dashur të kuptojë se humnera e anonimizimit global është me gjasë tirania më e madhe. Dhe që nuk do të ndryshojë edhe pse është ajo përgjegjëse pse e dajthta apo Trump erdhën në krye.

Vlejnë këtu fjalët e artistit të njohur italian, Fabrizio de Andre që apeloi që napolitani të jetë napolitan, xhenovezi xhenovez, italiani italian pa u shndërruar në buratinë të një skene globale të përbindshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.