5 Maji, homazhe nga Rama e Meta në Varrezat e Dëshmorëve. Garda ndalon PKSH-në me portetin e diktatorit

Postuar në 05 Maj, 2014 05:02

Pranë memorialit “Nënë Shqipëri”, te Varrezat e Dëshmorëve krerët e politikës zhvilluan homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut. Mazhoranca e opozita nuk u bashkuan as në këtë herë, duke zhvilluar homazhe të ndara. Asnjë përfaqësues i opozitës nuk merrte pjesë në ceremoninë zyrtare. U vu re edhe mungesa e Kreut të Shtetit, Bujar Nishani, i cili ka zhvilluar homazhe në memorialin e dëshmorit Feti Vogli, në Baldushk.  Rreth orës 10:00, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, por edhe politikanë e zyrtarë të tjerë mbërritën tek “Varrezat e Dëshmorëve”, ku zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë memorialit, si dhe u përulën në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Nga ana tjetër, mbështetësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë nuk u lejuan nga Garda e Republikës të kryejnë homazhe, duke mbajtur në duar portretet e diktatorit Enver Hoxha. Garda ndaloi një grup të vogël anëtarësh të PKSH të kryejnë homazhet në të njëjtën kohë kur Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta po vendosnin kurorat. Qemal Cicollari, Kryetar i PKSH, e konsideroi veprimin si një atentat që po i bëhet demokracisë nga Qeveria e sotme.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.