Ndotje masive e ujit të pijshëm, Tirana dhe gjashtë qytete të tjera jashtë standardit

Postuar në 05 Maj, 2014 04:12

Shtypi sot i ka kushtuar vëmendje infektimit masiv që ka rezultuar pas analizave në ujin e konsumit publik.

Mostrat e ujit të marra në muajt e fundit të vitit 2013 kanë rezultuar me ndotje mikrobiologjike, ku është pikasur prania e bakterit E.coli. Shifrat raportohen nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili, pas përpunimit të të dhënave të ardhura edhe nga qytetet e tjera konstaton se ndotje e ujit jashtë standardit të lejuar rezulton në Tiranë dhe në 6 qytete të tjera. Vendin e parë për nivelin e lartë të ndotjes e mban qyteti i Koplikut, me plot 47 për qind të mostrave, ndërsa pas tij vjen qyteti i Lezhës, me 26.44% të mostrave të raportuara. Nivele të larta të ndotjes janë konstatuar edhe në Has (23% e mostrave) dhe Peshkopi (13% e mostrave). Disi më i ulët raportohet niveli i E.colit në qytetin e Kuçovës, me 6% të mostrave, dhe në qytetin e Kavajës, me rreth 2% të mostrave të marra. Ndërkohë që, sa i takon muajit tetor 2013, numri i qyteteve me ujë të ndotur është edhe më i lartë. Instituti rendit tre faktorë që ndikojnë në ndotjen e ujit: Amortizimet e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, ndërhyrjet pa kriter në rrjet dhe mosklorinimi i ujit të pijshëm.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.