Mustafa konfirmon: Do votojmë shpërndarjen e Parlamentit, Kosova në zgjedhje të parakohshme

Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Ky fakt është konfirmuar nga kreu i LDK-së Isa Mustafa. “LDK dhe unë presim që partitë tjera politike të mbështesin shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një datë konsensuale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare.
Ky proces do t’u mundësojë qytetarëve të rivendosin sovranitetin e tyre përmes deklarimit të vullnetit të tyre të lirë për mënyrën e qeverisjes së vendit në mandatin e ardhshëm” njofton Mustafa. Duke iu referuar seancës që do të mbahet këtë të hëne, Mustafa paralajmëron gjithashtu se para votimit të shpërndarjes së Kuvendit, deputetët do të miratojnë vendimin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Për më shumë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/isa-mustafa-neser-ldk-e-voton-fakun-dhe-shperndarjen-e-parlamentit-11719/
k.k
Add new comment