“GSH”: Dhëndri i Berishës hyn në politikën aktive

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, hyn në politikën aktive. “Gazeta Shqiptare” shkruan se ai është një nga rreth 40 koordinatorët e Partisë Demokratike që do të monitorojnë procesin e regjistrit të ri të anëtarëve demokratë për kryeqytetin si dhe do organizojnë zgjedhjet në grup seksionet.
Sipas artikullit të gazetares Valentina Madani, konkretisht Malltezi është ngarkuar si koordinator i PD-së për njësinë bashkiake Nr.8 në Tiranë. Lajmi është bërë publik dje në përfundim të mbledhjes që kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi me strukturat e kësaj partie për Tiranën me rastin e nisjes “de jure” të procesit të anëtarësimeve për kryeqytetin. Po ashtu, gazeta ka siguruar edhe udhëzimin e ri të Bashës për anëtarësimet e reja që e ka publikuar të plotë në numrin e sotëm.
k.k
Comments
Turp! Krijimi i "dinastive"

Turp!

Krijimi i "dinastive" politike eshte dicka qe duhet ndaluar patjeter, edhe me ligj po te jete nevoja.

Jo turp po faqe e zeze

Jo turp po faqe e zeze thuaj

Burgu eshte pak. Une them ti internojme edhe familjen. Dhe te dergojme njerezit tane ne lagje, tu hapin syte banoreve aty duke u treguar se cfare njerezish jane keta te pafytyre. Te vene edhe nja 2-3 fleterrufe po qe nevoja duke i diskretituar plotesisht. Mjaft me!

Add new comment