Obama ironizon: “Nobel” për Putinin? Sot po ia japin kujtdo atë çmim...

Postuar në 04 Maj, 2014 04:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka shfrytëzuar darkën e përvitshme me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, për të hedhur batuta për kundërshtarët e tij politikë dhe për presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

“Vitin e kaluar, Pat Buchanan tha se Putin po shkonte drejt çmimit Nobel për Paqe. Të them të drejtën, ata mund t’ia japin kujtdo atë çmim këto ditë, kështu që edhe mund të ndodhë”, tha ai. Obama është nderuar me këtë çmim në vitin 2009, kur ishte kandiduar për Nobelin, pas jo më shumë se 2 javësh në krye të Shtëpisë së Bardhë.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/2014/05/04/obama-nobel-a-putin-lo-danno-a-tutti_3f1795f1-5038-4144-9b53-55396a9b8de3.html

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.