Spartak Braho: “Nuk ka tërheqje nga hetimi i SHISH-it. Nga ky institucion ka rrjedhje informacioni”

Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho është shprehur sot në një prononcim për “Albanian Screen” se hetimi për Shërbimin Informativ Shtetëror do të vazhdojë. Braho ka akuzuar madje se nga ky institucion ka rrjedhje të informacionit duke iu referuar deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm, Falmur Noka. “Ka patur rrjedhje dhe këtë e di shumë mirë, për këtë jam edhe dëshmitarë edhe i faktit se vetë institucioni i SHISH-it është një nga burimet e rrjedhjes së informacionit në të cilën vet kryetari i këtij institucioni e ka pohuar. Nënkryetari i komisionit zoti Noka u bë portavoçja më e lirë dhe aspak e paguar për të shpërndarë materialin e kualifikuar sekret. Skandal që tregon mungesën e seriozitetit të institucionit dhe të atyre që përpiqen në emër të reformimit të tij ta shkatërrojnë fare" tha Spartak Braho.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/78479/ALB
s.z
Add new comment