Shifrat e OKB-së: 9 mijë fëmijë pjesë e palëve ndërluftuese në Sudanin e Jugut. 6 mijë të tjerë, pjesë e trupave ushtarake në Afrikën Qendrore

OKB-ja ka dhë në alarmin për Sudanin e Jugut, një shtet të cilin ka deklaruar se ndodhet në buzë të katastrofës. Ndërkohë sipas komsarit të OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay në Sudanin e Jugut janë të përfshirë në forcat ndërluftuese edhe 9 mijë fëmijë. Dhe rekrutimi bëhet si nga forcat qeveritare të presidentit Salva Kiir ashtu edhe nga milicët e ish-zëvendësit të tij, Riek Machar. OKB-ja e ka identifikuar si problem global pjesëmarrjen e fëmijëve në konfilktet e armatosura dhe për këtë përveç Sudanit të Jugut, edhe në Afrikën Qendrore janë aktualisht të inkuadruara në trupat ushtarake 6 mijë fëmijë.
s.z
Add new comment