Gjyqtari Gjin Gjoni në “Opinion”: KLD-së i kam kërkuar pezullimin tim. Zotërimi i aksioneve nuk përbën shkelje

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtari Gjin Gjoni, që është kallëzuar nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive me akuzën se ka fshehur rreth 2.5 milionë euro, deklaron se i ka kërkuar KLD-së pezullimin e tij nga detyra e anëtarit deri në përfundim të hetimeve. Këtë deklaratë, Gjoni e bëri në emisionin “Opinion” përmes linjës telefonike, ndërsa po diskutohej për pasuritë e zyrtarëve, ku nuk u la jashtë vëmendjes edhe rasti i tij. Gjoni tha është është i gatshëm të shkojë në “Opinion” për t’u përballur me çdo akuzë të ngritur prej tij, edhe pse çështja tashmë ndodhet nën hetim. “Nuk e kam shtruar çështjen në terren politik. Por thashë se është goditje selektive. I kam kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të pezullohem nga detyra e anëtarit të KLD-së “ tha Gjoni.
Ndërkohë, i pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli nëse përbën shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit për organizimin e sistemit gjyqësor, pasja e aktiviteteve private nga një gjyqtar, Gjoni tha se kjo nuk përbën shkelje. Ai pranoi se ka aksione në një kompani ajrore por që prej saj merr vetëm përfitime, pa pasur të drejtë vendimmarrje. “Kushtetuta dhe ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor nuk e ndalon të qënit aksioner në asnjë lloj shoqërie por nuk lejon të qënit vendimmarrës. Unë kam aksione të një kompanie ajrore. Në momentin që punoj gjykatës, duhet që unë të mos i gëzoj? Ku ti shes? I bie që çdo gjyqtar duhet të jetë i varfër dhe nuk duhet të ketë pasuri?” tha Gjoni.
Gjykatësi i Apelit në Tiranë, njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni është kallëzuar pak ditë më parë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) për fshehje të pasurisë. Ndaj Gjonit dhe bashkëshortes së tij janë renditur 18 akuza nga ana e ILDKPKI-së, ku përfshihen ato të deklarimit të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe korrupsionit.
k.k
Comments
E degjova direkt mbreme

E degjova direkt mbreme nderhyrjen e z. Gjoni.

Ishte e trishtueshme ngathtesia ne te shprehur, dhe mbrojtja fshatareske qe beri(fshatareske ne kuptimin e elokuences jo te prejardhjes. Nuk e di e as me intereson prejardhja e tij).

Nje person, i atij niveli, sidomos i fushes te jurisprudences, duhej te flase me me klas. Te ishte financier, qe shifrat jane e fusha e tij, mund te kuptohet ngathtesia ne te shprehur, por per nje jurist ...

Ato udhetimet(109) e bera per ne komisionet e BE, do doja te shikoja ndonje nderhyrje te tij. Ndofta anglishten apo frengjishten e flet shume me rrjedhshem e paster se shqipen.

E ulet, shprehja per operacionet plastike: "Eshte e vertete qe kam bere operacion plastik, dhe kete operacion do ja tregoj vetem z.Vangjeli"

Add new comment