Një rrëfim nga lufta e Sirisë. Një i ri kosovar i intervistuar nga “Express”: “Lufta e Kosovës, lojë në krahasim me atë që po ndodh në Siri”

Gazeta “Express” ka intervistuar një shqiptar të Kosovës I cili ka qenë në luftën e Sirisë. Siç shkruan gazeta, ai nuk ka dëshiruar të japë emrin dhe foton, por ka treguar për luftën e atjeshme, të cilën për ta kuptuar e ka krahasuar me luftën e Kosovës. “Lufta e Kosovës është lojë karshi asaj që po ndodh në Siri”, shprehet muxhahedini. I riu, i cili ka punuar më parë kamarier, shpjegon edhe arsyet e shkuarjes në luftëm, ndonëse nuk është një besimtar i rregullt dhe se “as me këta mjekrrat nuk kam ndejt”. “Si kamerier kam pasur kohë të lirë shpesh edhe kam hy në internet. Për mua kanë qenë tronditëse videot me krimet që Assadi po u bënte fëmijëve në Siri. Doja ta luftoja atë qenie kriminale. Por, doja ta provoja edhe vetë ndjenjën e luftës, pasi që kur u bë lufta e Kosovës isha shumë i ri për të marrë pjesë në të dhe ndihesha sikur kam diçka mangut. Pasi që u binda që duhet të marr pjesë në këtë luftë, një të mërkurë kam shkuar në xhami te personi që të gjithë e dinim që çon njerëz për Siri dhe pas disa ditësh unë veç kam qenë në kampin stërvitor të muxhahedinëve në Halep. Jemi nisur me aeroplan nga Prishtina në Stamboll, pastaj me një makinë që na priti nga Stambolli në kampet e refugjatëve sirianë dhe prej atje e kemi kaluar kufirin ilegalisht deri në kamp”, rrëfen i riu kosovar. Sipas tij, ai vetë ka takuar 80 kosovarë në Siri si pjësëtarë të formacioneve luftarake që veprojnë kundër Assadit. Sa i përket rezultatit, i riu kosovar thotë se “i vetmi që po fiton është Assad”. Kjo për shkak të konfilikteve mes grupeve militante.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/rrefen-muxhahedini-kosova...
s.z
Comments
Gazeta Express duhet paditur
<p>Gazeta Express duhet paditur ne rast se nuk e jep identitetin e ketij terroristi. Vetem keshtu do te behet i mundur shkaterrimi i rrjetit te tyre.</p>
Janullatos e ka emrin
<p>Janullatos e ka emrin</p>
Add new comment