Kriza në Ukrainë, ministri i Jashtëm Deshchytsia: “Rusia planifikon ndërhyrjen ushtarake”. Në Kiev ndalohet atasheu rus për spiunazh

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Deshchytsia ka deklaruar për “Al Jazeera” se Rusia po planifikon ndërhyrjen ushtarake të mirëfilltë në rajonet lindore të Ukrainës. Sipas tij, situar në këto rajone, po nxitet nga zbulimi rus, përmes njerëzve të infiltruar që shantazhojnë qytetarët për të krijuar përshtypjen se popullsia është proruse dhe se represioni i Kievit është ai që prodhon krizën. “Ata dëshirojnë të destabilizojnë Ukrainën. Nëse nuk do ta arrijnë këtë, ata do të duan të aneksojnë pjesë të Ukrainës përmes një ndërhyrjeje direkte ushtarake”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës. Ngjarjet po marrin kah të tillë dhe duket se dakordësia është e pamundur, pasi kursi filoperëndimor i një pjese të ukrainasve shihet si shpëtim ndaj ndikimit rus. Nga ana e vet, Kievi duket se ka dalë nga paraliza fillestare dhe po bën diçka. Sot njoftohet se atasheu ushtarak rus në Ukrainë është ndaluar dhe i është kërkuar largimi nga vendi për shkak se akuzohet për aktivitete spiunazhi. Ndërkohë në lojë ka hyrë edhe FMN-ja e cila ka dhënë një kredi prej 17 miliardë dollarësh, teksa për Rusinë është prononcuar se “ka hyrë në recension”. Këto janë masa që duket se e kanë nervozuar Kremlinin përderisa vetë Deshchytsia ka shprehur mirëkuptim për Perëndimin dhe pamundësinë e tij për të hyrë në luftë me Rusinë. Por ai tha se mund të bëhet më shumë për të frenuar akionin rus. Lidhur me këtë janë me rëndësi fjalët e ambasadorit amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, sipas të cilit kalimi i kufirit nga Rusia do të ishte një “lëvizje që do të provokonte përshkallëzim të situatës”.
http://www.aljazeera.com/news/europe/2014/05/ukraine-ministe...
s.z
Add new comment