Parlamenti grek u heq imunitetin katër deputetëve të Agimit të Artë të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Postuar në 01 Maj, 2014 14:11

Parlamenti grek i ka hequr dje imunitetin katër deputetëve të Agimit të Artë, Antonis Gregos, Polyvios Zisimopoulos, Artemis Mattheopoulos dhe KostasBarbaroussis. Arsye për këtë masë është fakti se këta deputetë përballen aktualisht me akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Gazeta “To Vima” bën me dije se zëdhënësi i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris shkoi në parlament ku ka bërë të njohur një letër që sipas tij është hartuar nga “një gjykatës grek”, por pa emër konkret, e në të cilën argumentohej se “ka ndërhyrje të qarta në vendimmarrjen e drejtësisë”. Sipas deputetit Kasidiaris ndaj Agimit të Artë ka një përndjekje të vërtetë të motivuar politikisht. Vetë të akuzuarit kanë komentuar vendimin, që sipas tyre lidhet tashmë me një vendim tjetër gjykate, të paracaktuar.

http://www.tovima.gr/en/article/?aid=591305

s.z   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.