Së shpejti një agjenci për sigurinë kombëtare pranë qeverisë

Duket se së shpejti pranë qeverisë do të ngrihet një agjenci e cila do të merret me çështjet e sigurisë kombëtare duke patur si objekt pune, mbledhjen dhe filtrimin e informacionit që vjen nga institucione të specializuar. Prezantimin e kësaj ideje e ka bërë zv.ministri i Jashtëm, kryetar i Grupit të Punës për hartimin strategjisë kombëtare të sigurisë, Sokol Dervishaj, i cili ka qenë sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. “Në nga të risitë më të rëndësishme të dokumentit të strategjisë së sigurisë kombëtare do të jetë ngritja e një departamenti apo agjencie pranë ekzekutivit, i cili duhet të jetë një instrument permanent që merret me çështjet e sigurisë kombëtare, përmes grumbullimit dhe filtrimit të informacioneve që vijnë nga institucione të specializuara. Ky informacion, më pas do të kthehet në një informacion të përpunuar që do t’i vihet në dispozicion ekzekutivit, parlamentit dhe çdo institucioni që ka përgjegjësi direkte për implementimin e një strategjie të sigurisë kombëtare”, tha ai.
s.z
Add new comment