Punësimi, qeveria do të pagujë për një vit sigurimet shoqërore dhe katër paga të gjitha kompanive që do të punësojnë staf të ri

Postuar në 30 Prill, 2014 09:57

Ministria e Mirëqenies Sociale ka organizuar Panairin e Punës, që ka si synim nxitjen e punësimit dhe njohjen e qytetarëve me ofertën e punës në tregun shqiptar. Në Panarinin, që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ka marrë pjesë ministri Erjon Veliaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe kreu i Zyrës së Punësimit Genci Kojdhelaj. Nga fjalët e thëna çdo gjë duket shumë mirë. Gjërat po ecin dhe këtë duhet ta shpresojmë të paktën nga shifrat: fondi i punësimit është rritur me 300%, teksa  70 kompani shqiptare dhe të huaja kanë prezantuar mbi 6000 vende të lira pune. Këto sipas organizatorëve. Përtej këtyre të dhënave që kanë më shumë natyrë propagandistike, me rëndëis është premtimi i ministrit Veliaj, pasi ai përfaqëson një politikë për punësimin. “Ne do të shpërblejmë duke paguar për një vit sigurimet shoqërore dhe katër paga të gjitha kompanitë që do të punësojnë staft të ri, staf ekstra që janë kategori të ndryshme, sidomos ata që janë që punësojnë gra dhe vajza , ata që do të punësojnë të rinj, ata që do të punësojnë grupe të marxhinalizuara, si romët dhe ata që do të punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Sigurisht nga mënyra sesi e kemi shpërndarë fondin është për t’u dhënë pikë atyre kompanive jo vetëm që janë të vendosura në Tiranë dhe Durrës, por edhe ne zonat rurale”, ka thënë ai. Teknikisht i bie që me paratë publike të paguhen sigurimet  e të punësurave për një vit. Mbetet për t’u parë efekti i këtij premtimi, zbatimi i të cilit kërkon edhe kontroll ndaj kompanive për të shmangur fiktivitetin.

s.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo dhe më në fund një politikan qe vërtet është për tu admiruar që punon për ti ndryshuar vendin

Submitted by Anonim (not verified) on

pah .... cfare farse! tipike te llojit: u mbars mali dhe polli nje mi :)

eh nuk eshte genjeshtra e tyree e pare as ajo e fundit ...

Submitted by Anonim (not verified) on

pah .... cfare farse! tipike te llojit: u mbars mali dhe polli nje mi :)

eh nuk eshte genjeshtra e tyree e pare as ajo e fundit ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.