Kosova në betejën e krijimit të Forcës së Armatosur. Pakicat vënë kushte për votën e tyre

Postuar në 30 Prill, 2014 11:56

Kosova përballet aktualisht me një problem jo të vogël kushtetues që ka të bëjë me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Kuvendi I saj do të votojë ditën e hënë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë krijimin e FAK-ut, por për këtë duhet një shumicë absolute. Një kushtëzim të fortë po bën pakica serbe e cila kundrejt votës për këtë çështje, kërkon që edhe më tej të ruhet përfaqësimi i garantuar për pakicat, që sot është 20 vende, 10 për serbët dhe 10 për pakicat e tjera. Duket se ky diskriminim pozitiv do të marrë fund, pasi mbikëqyrja ndërkombëtare  mori fund në vitin 2012 dhe tashmë Kosova po sheh për kalimin drejt një rrjedhe normale të jetës politike. Interesant është fakti se partia në pushtet, PDK-ja dhe AAK-ja janë dakord që përfaqësimi aktual të vazhdojë, kurse LDK-ja dhe Vetëvendosja kundërshtojnë. Nëse marrim për metër gjykimi Maqedoninë, kjo sjellje me siguri udhëhiqet nga interesa pushteti, pasi siç dëshmon sërish Maqedonia, loja me faktorin shqiptar nuk ka asgjë parimore. Thjesht shërben si rregullator votash ose ekuilibrimi. Gjitshesi në këtë çështje me siguri që një zë do ta ketë edhe faktori ndërkombëtar, por zhurmë do të bëjë edhe Serbia, e cila edhe futjen e trupave të xhandarmërisë në territorin e Kosovës para dy ditësh, e përligji zyrtarisht me marrëveshjen e Kumanovës së vitit 1999, e cila është tejkaluar edhe juridikisht në të gjitha pikëpamjet.

http://www.dw.de/cili-%C3%ABsht%C3%AB-kushti-i-pakicave-p%C3...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.