VMRO-DPMNE drejt koalicionit me Menduh Thaçin?! Kërcënon me destabilizim Ali Ahmeti. Gruevski: “Do të përgjigjem në kohën e duhur”

Postuar në 30 Prill, 2014 10:58

Faktori shqiptar në Maqedoni duket se ka marrë një dackë të mirë me zgjedhjet e fundit. Kjo pasi, me zënkat e tyre shpesh të militarizuara, në finale thjesht janë përdorur nga Nikolla Gruevski që me siguri që kësaj radhe i mundi të gjithë; edhe shqiptaërt po e po, por edhe opozitarët sllavë. Mirëpo rezultati që ka dalë nuk u vjen përshtat partive shqiptare, sidomos Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, meqenëse siç po rrjedhin ngjarjet kjo parti do të rehatohet në opozitë. Dhe Ali Ahmeti, siç raportojnë mediat në Maqedoni, nuk e ka përtypur mirë këtë gjë. Me këtë rast ai ka kërcënuar me destabilizim të Maqedonisë. Kësaj kundravajtjeje politike, Gruevski I është përgjigjur fare thatë: “Për këtë çështje do të flas kur të vijë koha”, ka thënë ai(http://almakos.com/lajme/maqedoni/49565-gruevski-nuk-i-komen...). Fjala është se mendohet se Gruevski nuk e përjashton koalicionin me PDSH-në e Menduh Thaçit që mezi po pret të vijë në qeveri të rregullojë gjendjen e shqiptarëve. Kjo e fundit ka marrë 7 mandate kundrejt 19 që ka marrë BDI-ja. Një “çudi” tjetër nga zgjedhjet në Maqedoni është rezultati i votuesve në Tiranë dhe në Prishtinë. Sipas “Almakos” VMRO-DPMNE ka fituar 81 vota në Prishtinë, kurse BDI-ja 46, PDSH-ja 1 dhe LSDM-ja 3. Në Tiranë, partia e Gruevskit ka marrë 460 vota, kurse dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH kanë vrojtuar faktin kurioz të vetëm një vote për to. Ky fakt ka kaluar pa komentet e duhura në shtypin dhe në opinion shqiptar.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/49546-rdk-ja-fiton-bdi-ne-e-pdsh-ne-ne...

s.z 

Comments

Submitted by IH (not verified) on

<p>Në Tiranë ambasada dhe minoriteti janë sllav dhe nuk pritet të votonin BDI apo PDSH. E njejta gje vlen për Prishtinën. Stafi diplomatik atje është sllav. Kjo tregon se në ç&#39;nivel janë të përfqësuar shqiptarët në diplomacinë &nbsp;e IJRM-së&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.