Raporti i DASH i vitit 2013 për Terrorizmin. “Shqipërisë i mungon kapaciteti për kontrolle të efektshme”

Postuar në 30 Prill, 2014 14:55

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin e vitit 2013 për Terrorizimin. Në plan të përgjithshëm vlerësohet vullneti i qeverisë shqiptare për të bashkuar përpjekjet në luftën ndaj këtij fenomeni, por sipas DASH, kontributit shqiptar i mungon baza ligjore e vërtetë dhe logjistika. “Qeveria shqiptare i ka dhënë përparësi përpjekjeve të saj kundër narkotikëve dhe i drejton burimet e kufizuara të zbatimit të ligjit dhe sigurisë së kufijve kundër këtij objektivi, më shumë se sa kundër terrorizmit, të cilin e ka parë si kërcënim më pak urgjent. Legjislacioni shqiptar i konsideron kundravajtje penale aktet terroriste; rekrutimin dhe trajnimin e personave për të kryer akte terroriste; nxitjen e akteve terroriste; dhe ngritjen, drejtimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë terroriste”, vlerëson raporti. Por ajo që mund të quhet vërejtje me rëndësi është procedimi i policisë për të ndaluar terroristët, që përbën ndoshta edhe dobësinë kryesore. “Në përgjithësi, ndonëse Shqipëria ka vullnetin politik për të bashkëpunuar me vendet në rajon për nismat anti-terrorizëm, asaj i mungoi kapaciteti për të vënë në zbatim kontrolle të efektshme. Korrupsioni, bashkë me një sistem gjyqësor që funksionon keq, vazhdoi të pengonte përpjekjet e Shqipërisë për zbatimin e ligjit. Shqipëria nuk ka kapacitetin të grumbullojë të dhëna biometrike përveç atyre që gjenden në kartat e identitetit biometrike që paraqiten në pikat e kalimit të kufirit. Të dhënat e gjurmëve të gishtave nga migrantët klandestinë grumbullohen, por jo të gjitha pikat e kalimit të kufirit janë të pajisura me skanera me lidhje të drejtpërdrejtë, çka çon në vonesa në përfshirjen e gjurmëve të gishtave në baza të dhënash elektronike apo identifikimin e individëve mbi bazën e të dhënave nga gjurmët e gishtave. Ministria e Brendshme mbante një listë vrojtimi mbi bazë emrash, ku përfshiheshin persona të kërkuar me nënshtetësi shqiptare si dhe informacion për dokumente udhëtimi të humbura dhe të vjedhura”, thuhet ndër të tjera në raport.

http://albanian.tirana.usembassy.gov/latest-embassy-news/2014---deklarat...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.