Korrupsioni në institucionet e BE-së njeh rritje gjatë vitit 2013. 46 çështje të hapura, të përfshirë edhe eurodeputetë

Postuar në 30 Prill, 2014 13:56

Korrupsioni njeh rritje edhe në institucionet e Bashkimit Europian. Zyra e luftës kundër mashtrimit në BE ka bërë të ditur përmes një raporti se për vitin 2013 numri I rekomandimeve për masa disiplinore është rritur. 24 është numri i rekomandimeve ndërkohë që çështjet e nisura për korrupsion ndaj personelit të BE-së është 46. Giovani Kessler, shefi i zyrës ka bërë të ditur se në shumicën e rasteve janë vetë institucionet e BE-së që kanë nisur hetimin për personelin e tyre. E rëndësishme është se në hetimet e nisura nuk do të përjashtohen edhe eurodeputetë, përveç stafeve teknikë. E megjithatë siç raporton “Euobserver” për sa i përket dosjeve të mëparshme, asgjë nuk ka shkuar deri në fund.

http://euobserver.com/institutional/123959

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.