Vuçiç: Bisedimet me Kosovën i udhëheq unë. Nuk iki e as nuk e fus kokën në rërë

Postuar në 27 Prill, 2014 10:16

Në mbledhjen e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë, të dalë nga zgjedhjet e fundit të parakohshme, kryeministri i zgjedhur Aleksandar Vuçiç, tha se do të jetë ai personalisht që do të udhëheqë bisedimet me Kosovën. Gazeta “Express” në Kosovë njofton se në ekspozenë e tij që zgjati 4 orë, kreu i ri i qeverisë serbe, i ka renditur  bisedimet e deritashme me Kosovën si 1 ndër 5 sukseset kryesore që ka arritur qeveria e mëparshme në të cilën mbante postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Tashmë që është vetë kryeministër, Vuçiç ka deklaruar se nuk do t’i shmanget çështjes së Kosovës dhe se për këtë çështje nuk do të veprojë “si struci” . “Pikërisht marrëveshja me Prishtinën ishte një nga sukseset e qeverisë së mëparshme dhe në të ardhmen unë nuk do të iki nga problemi i Kosovës dhe as të fus kokën në rërë”, ka deklaruar ai.

k.k

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Me kete duhen nderprere bisedimet se ky eshte nje nacionalist ekstremist dhe nuk leshon pe per azgje --Dhe nuk ka kuptim te bisedosh me kete kur ky thote Ne kure nuk do e njohim Kosoven</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.