“Transparency International”: Korrupsioni, problem edhe për vetë funksionarët e Bashkimit Europian

Postuar në 27 Prill, 2014 09:29

Europa është një projektim i madh, një ëndërr e madhe për të ardhmen. Por Europa  reale e sotme, ajo e bashkësisë së institucioneve, ka një problem: funksionarët e saj mund të korruptohen lehtësisht ose të influencohen nga lobet. Këtë e pohon një raport i organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, sipas të cilit, në shumë raste ka mungesë transparence në procesin legjislativ europian dhe në marrëdhëniet mes institucioneve dhe grupeve të interesit. E mungojnë normat e mjaftueshme kundër rrezikut të korruptimit apo konfliktit të interesit.

Raporti i “Transparency International” ka ekzaminuar 10 institucione të Bashkimit Europian, mes të cilave Komisionin Europian, Këshillin e Parlamentin Europian.  Në të vlerësohet fakti se institucionet e BE kanë shënuar mjaft progres në fushën e luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, mbetet një problem strukturor: shumë vendime merren me dyer të mbyllura ndërsa përgjegjësit e institucioneve europiane nuk janë të detyruar që të zbulojnë kontaktet e tyre me lobistët.

Për më shumë: http://www.repubblica.it/economia/2014/04/25/news/corruzione_ue_funzionari-84416963/?ref=HRLV-5

 k.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.