Aktori kandidon për në Parlamentin Europian, televizioni “Rai 1” heq skenat dhe emrin e tij nga seriali

Aktori Italian Ivano Marescotti ka zgjedhur të kandidojë për Parlamentin Europian duke u përfshirë në listën e “Europës tjetër” të partisë greke Syriza që drejtohet nga Alexis Tsipras. Por ky kandidim ka ardhur në një kohë që televizioni publik Rai 1 po transmetonte serialin “Una buona stagione (Një stinë e mbarë)”, në të cilin aktori i njohur luante një prej personazheve.
Dhe përballë kandidimit të tij, televizioni italian ka gjetur një mënyrë “origjinale” për të shmangur “publicitetin” e këtij kandidati; duke prerë sekuencat e filmit e madje duke i hequr edhe emrin nga titrat në fund të tij. “Kjo është diçka e pa parë dhe e padëgjuar më parë. I kanë prerë skenat pa bërë asnjë njoftim” është shprehur aktori që kandidon për një vend në Parlamentin Europian. k.k
Add new comment