Eno Bozdo: Nga e hëna nuk ka më hapësira për varre, shkoni ti kërkoni në kryeministri

“Nuk ka më asnjë vend për varre të reja, po shërbejmë vetëm për varret ekzistues”. Ky alarm është bërë nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo. Bordo u thotë qytetarëve të kryeqytetit se nëse duan të varrosin të afërmit e tyre duhet të shkojnë në kryeministri. Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të zhbollokojë buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe gjithçka është bllokuar për këtë shkak.
“I bëjmë thirrje Edi Ramës të zhbllokojë këtë situatë. Hapësirat janë të gjitha të zëna, jemi duke ofruar tashmë shërbim vetëm për varret ekzistues, pra për familjarët që kanë varre ekzistues të zëna më parë. E përsëris: - Shkoni pyesni kryeministrin! Ai me siguri i ka të gjitha mjetet për të zhbllokuar projekt-buxhetin e Tiranës dhe për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, thellësisht emergjent. Unë po të isha familjar në këto kushte, që përveç dhimbjes do isha thellësisht i irrituar me këtë bllokim dhe këtë konflikt të panevojshëm politik dhe këtë mënyrë se si trajtohet Bashkia e Tiranës, vetëm sepse qëllon që kryetari i Bashkisë është edhe kryetari i opozitës", shprehet Eno Bozdo. Problematika e varrezave në kryeqytet është një çështje që po mbartet në vite, ngërçi është në shpronësimin e pronarëve të tokave të cilat ndodhen afër varrezave të Tufinës. Shpronësim i cili do të hapte hapësira të reja për varreza, por njëkohësisht ekziston edhe projekti për varreza murale edhe ky i fundit ka ngecur. Përplasja e përhershme politike mes udhëheqësve të Bashkisë Tiranë dhe pushtetit qendror ka krijuar situtën me të cilën përballen sot qytetarët e Tiranës.
S.S
Add new comment