Mallrat e Kosovës shkojnë në Serbi për 4 orë, ndërsa për të ardhur në Shqipëri u duhen 2 ditë

Postuar në 25 Prill, 2014 05:47

Gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, për lehtësimin e procedurave doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës është rënë dakord për ndërtimin e një terminali të përbashkët doganor për lehtësimin e lëvizjes së mallrave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi të premten se bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës është në nivel të papranueshëm për aspiratat e mundësitë.

Rama krahasoi kufirin Serbi-Kosovë me atë Shqipëri-Kosovë dhe tha se “prodhimet kosovare drejt Serbisë mbërrijnë në destinacion në një afat kohor prej 4 orësh, ndërsa drejt Shqipërisë nevojiten dy ditë për shkak të procedurave burokratike të përsëritura”.

“Nuk do të ndalemi, pa e bërë kufirin Kosovë-Shqipëri po aq lehtësisht të kalueshëm sa atë Kosovë-Serbi”, tha Rama.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm, u shpreh Kryeministri, është edhe tranziti i mallrave. Aktualisht, mallrat me destinacion Kosovën që mbërrijnë në Portin e Durrësit kontrollohen në Morinë para se të mbërrijnë në destinaconin final, Kosovën.

“Kemi gati fondet për të përshtatur sistemin informatik të doganës tonë me atë të Doganës së Kosovës, në mënyrë që tranzitet e çelura në territorin shqiptar të mbyllen në doganat e destinacionit kosovar, duke evituar kështu ndalesat në kufi për ribërje procedurash dhe anasjelltas, duke qenë se ribërja e procedurave është një nga problemet e ngritura nga biznesi dhe që pengon iniciativën e lirë”, u shpreh Rama.

Me tranzitin e përbashkët, infomoi Rama, mallrat nga Durrësi do e mbyllin tranzitin final në Kosovë, pa patur nevojë të kontrollohen në Morinë, që do të thotë që Durrësi bëhet një pikë e përbashkët që në origjinë për të gjithë ata që hyjnë pavarësisht se ndalojnë në Shqipëri apo Kosovë.

S.S

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kjo asht nji arsye ma shume qe Kosova te Bashkohet me Shqipnine.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.