Plasari prezanton “Tragjedinë shqiptare” të Branko Merxhanit, “disa nga kujtimet e jetës për Djalërinë shqiptare”

Postuar në 23 Prill, 2014 09:56

Aurel Plasari shkruna sot në “Panorama” mbi një vepër të re të Branko Merxahinit, gjetur në arkivin e tij. “Tragjedia shqiptare”, titullohet kjo vepër që është shkruajtur jashtë Shqipërisë dhe ka mbetur e papërfunduar. Plasari i ka bërë një prezantim analitik këtij fragmenti të vepërës së papërfunduar duke nënvizuar që në fillim se “një befasi e re re i shtohet historisë së mendimit shqiptar”. Në vepër pasqyrohen përmes analizës së Merxhanit zhvillimet  politike të Shqipërisë që nga viti 1912. Stacion i rëndësishëm është edhe Lufta e Dytë Botërore, ideja e një konfederate greko-shqiptare e trajtuar në vitin 1944 dhe qëndrimi disaprovues i Merxhanit për të. Vetë ky i fundit e përmbledh qëllimin e veprës në dy fjalë që flasin shumë dhe me stilin e asaj kohe: “Këto faqe përbëjnë një libër të kohës, një kronikë të ditëve tona e të njerëzve me të cilët punova së bashku, ose i kam vërejtur e njohur. Dua t’i dorëzoj Djalërisë sonë disa nga kujtimet e jetës si dhe diçka nga materialet e eksperiencës sime, që t’i përdorë jo si burim frymëzimi, por vetëm si një lëndë gjykimi e kritike”.

http://www.panorama.com.al/2014/04/23/aurel-plasari-zbulon-tragjedine-e-...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.