ILDKPKI, kallëzon penalisht gjyqtarin Gjin Gjoni, bashkëshorten dhe dy notere

Postuar në 23 Prill, 2014 09:19

Gjyqtari Gjin Gjoni do të përballet së shpejti me akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rrem të pasurisë. Një vepër kjo që cilësohet se  është kryer në bashkëpunim. Konkretisht, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, bashkëshortes së tij Elona Çaushi, noteres Margena Çela, noteres Gentiana Shkodra. Akuzës i shtohet edhe korrupsioni, çka e plotëson kallëzimin me një barrë shumë të rëndë. ILDKPKI-ja ka renditur të gjithë elementët që ka konstatuar në verifikimin e kryer mbi deklaratat e gjyqtarit Gjoni dhe bashkëshortes së tij ku siç thuhet janë konstatuar disa probleme. Bëhet fjalë për falsifikim kontrate, deklarim i rremë, burime të dyshimta financiare dhe falsifikim deklaratash. Po kështu ILDKPKI-ja bën me dije se ” do të njoftojë menjëherë Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për shkeljet e konstatuara”.

http://www.ata.gov.al/ildkpki-kallezim-penal-ndaj-anetarit-te-kld-se-gji...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.