Fullani pranon dështimin: “Masat tona për të rritur kreditimin e biznesit, nuk patën sukses”

Postuar në 23 Prill, 2014 10:12

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka deklaruar sot se përpjekja e Bankës për të nxitur kreditimin e biznesit nuk kanë dhënë efektin e pritur. Sipas tij arsyet duhen kërkuar te pasiguria e sektorit privat dhe atij bankar përn të ardhmen, te masat e marra në plan evropian si dhe te mungesa e kërkesës për konsum. Fullani ka shtuar se rritja e kreditimit për biznesin do të vijë vetëm nëse do t’i jepet zgjidhje “përmirësimit të klimës së biznesit, për zhvillimin e një modeli të ri të rritjes ekonomike, të bazuar në aktivitetet prodhuese dhe eksportuese, si dhe për zgjidhjen e problemeve ligjore, ende të pranishëm në fushën e ekzekutimit të kolateralit". Ndërkohë  deputeti socialist Anasatas Angjeli ka reaguar duke nënvizuar se vetë Banka e Shqipërisë ka përgjegjësi për këtë situatë edhe për thellimin e borxhit. Më tej Angjeli ka bërë thirrj e për një rol të ri të BSH-së edhe lidhur me “rolin e saj, si sinjalizator, për reagime të shpejta ndaj zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend dhe për  aq sa i takon, Banka e Shqipërisë duhet të jetë më aktive në ruajtjen e nivelit të borxhit publik".

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.