Opozitë sipas modelit të Edi Ramës. Basha-sindikalistëve: “Ju mbështesim në protestat tuaja”

Është një fakt i njohur botërisht se politika shqiptare është përherë në një gjendje stresi për zhvillimin e Shqipërisë dhe progresin e popullit që banon në të. Dhe për të gjithë ata, që për shkaqe nga më të ndryshmet, nuk janë në korrent të këtij fakti, ka një mundësi për ta kuptuar këtë sentiment ekzistencial të politikës, kur përfaqësuesve të kësaj të fundit u qëllon për fat të keq të jenë në opozitë. Një rast konkret është edhe shfaqja e sotme e kreut të PD-së, Lulzim Basha në takimin me temë: “Ku po shkon Shqipëria” dhe ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të sindikatave. Element kryesor i tryezës ishte ekonomia dhe Basha u prezantua aty me shifra dhe të dhëna konkrete. “Pas 8 muajsh qeverisje Rama-Meta kemi një rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve bazë nga 11-15%. Ne paralajmëruam se paketa fiskale dhe taksat e rënduara të konsumit do të kishin këtë efekt, do të shtrenjtonin jetesën dhe kjo ndodhi dhe po vazhdon të ndodhë. Konsumi ka një rënie, të cilën nuk e fsheh dot as përralla e kryeministrit. Ngrirja e pagave dhe pensioneve ka ndikuar qartazi në rënien e fuqisë blerëse”, tha Basha. Deri këtu çdo gjë në rregull dhe ka arsye që të besohet. "Anormalja" vjen kur Basha në vend të ndonjë lëvizjeje të natyrshme, si interpeleancë, mocion me debat, apo qoftë edhe protestë, ka paralajmëruar një lëvizje krejt tjetër. “Ne ju mbështesim ju në çdo protestë që do të bëni”, u është drejtuar ai sindikalistëve, të cilëve u ka shtënë në vesh se ndoshta ata duhet edhe të protestojnë. Nuk është e largët dita, as edhe i largët shembulli i ish-opozitës socialiste të Edi Ramës, e cila që nga viti 2005 e deri sa mori pushtetin, futi në përdorim termin: “Popull opozitar”, një eufemizëm ky për atë që rëndom quhet Front opozitar ndërpartiak. Pra është populli që vepron, se e ka zënë halli, kurse opozita/t thjesht e bëjnë atë të ndërgjegjshëm. Është e qartë dhe po duket se modeli i karrierës së z. Basha, por tashmë edhe ai i opozitarit po imiton atë të z. Rama, që duhet thënë se në opozitë pati kuotën e vet më të ulët. Natyrisht që as modeli i opozitarit Berisha nuk mund të vihet më në veprim dhe as nuk i duhet kujt, por kjo përsëritje në forma dhe në aksione, dëshmon mungesë programi dhe vizioni, përveçse i jep të drejtë asaj shprehjes që në Shqipëri pushteti është më shumë çështje radhe. Mjafton të presësh.
s.z
Comments
Nje gje nuk e kuptoj une, kur
<p>Nje gje nuk e kuptoj une, kur behet fjale per politikat e qeverise Rama turreni me vrap te thoni "me pak muaj nuk mund te nxjerresh konkluzione qeverisje ...prisni 4 vjet qe te gjykojme"! A thua se Rames i ra barra e qeverisjes dhe nuk beri premtime per 8 vjet!? Kurse per Bashen qe me te vertete i ra barra e riperteritjes se PDse dhe nuk ekzistojne akoma strukturat e Partise ku mund te ndertoje nje politike te qendrueshme opozitare i turreni po me vrap te kritikoni fjale pas fjale se cfare thote. Ose ka nje standart ose lereni propaganden e ulet kunder opozitare alla Mero Baze.</p>
Add new comment