Ministri Koka kërkon rishikimin e ligjit që ndalon importin e mbetjeve, AKIP: “Gati të protestojmë”

Postuar në 23 Prill, 2014 03:51

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar që të rishikohet ligji për ndalimin e importimit të mbetjeve, pasi sipas tij Shqipëria është në gjendje të kontrollojë procesin dhe të shmangë dëmet ndaj mjedisit. Pas kësaj ka reaguar Aelanca Kundër Importit të Plehrave me një deklaratë ku ndër të tjerat kërkon: “Çdo diskutim mbi anulimin e ligjit që ndalon importin e plehrave vetëm pak muaj pasi ai ka hyrë në fuqi, është i pavend, dhe bie ndesh me vullnetin e popullit shqiptar, shprehur përmes mbledhjes së mbi 60 mijë firmave për referendum dhe votimit më 23 qershor 2013 të partisë që premtoi mbi njëqind herë ndalimin e importit të plehrave. Çdo tentativë nga qeveria shqiptare apo nga çdo anëtar i kabinetit qeverisës për të lejuar importin e plehrave do të kundërshtohet prerazi nga AKIP dhe nga të gjithë shqiptarët që mendojnë si ne”. Do të ishte disi e çuditshme që të rishikohej ligji në fjalë. Kjo jo vetëm për shkak të kohës së shkurtër nga miratimi, por edhe për garancitë e procesit. Shqipëria nuk arrin të kontrollojë dot ushqimet dhe këtë e vërtetoi edhe situate e krijuar javën e kaluar me laboratorin imagjinar në Lushnje. E thënë ndryshe, nuk mund të nisë një process si ky që thotë ministri në fjalë, pa kthyer besimin te njerëzit për përgjegjshmërinë dhe kapacitetin e administratës shtetërore në përmbushjen e detyrave të veta.

http://gazetadita.al/akip-qeveria-te-distancohet-menjehere-nga-deklarata...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.