Kandidati presidencial i opozitës maqedonase Pendarovski: Shqiptarë, më votoni të mposhtim totalitarizmin e Gruevskit

Është i disfavorizuar nga rezultatet e raundit të parë, por tani, vetëm katër ditë para garës së balotazhit që do të përcaktojë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë, kandidati i opozitës maqedonase Stevo Pendarovski kërkon mbështetjen e shqiptarëve për të mundur rivalin e tij politik, Gjorgje Ivanov. Ai do të vizitojë nesër Prishtinën (të mërkurën), ku do të flaës për politikën e jashtme të Maqedonisë në një universitet privat dhe kjo vizitë pritet të nxisë reagime në Shkup veçanërisht tek elektorati shqiptar, i cili në raundin e parë pati bojkotuar zgjedhjet presidenciale. Vetë Pendarovski shprehet në një intervistë për A1 Report se vota për të do të thotë votë pro integrimit të brendshëm të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht integrimit të tyre në strukturat euroatlantike.
Në realitetin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, BDI e Ali Ahmetit ka nxitur votuesit e vet të bojkotojnë, ndërsa PDSH e Menduh Thaçit doli me një kandidat shqiptar. Pendarovski ka bindjen se do të mund të marrë edhe mbështetjen e elektoratit shqiptar i cili është qartësisht i orientuar drejt perspektivës europiane dhe në këtë mënyrë do të mposhtë Ivanov, që për të do të thotë “mposhje e politikës totalitare të VMRO-DPMNE-së”.
Lexoni më shumë në linkun: http://www.shqiptarja.com/Bota/2728/maqedoni-pendarovski-k-rkon-votat-e-shqiptar-ve-p-r-presidenc-n-211019.html#sthash.qjEeMncX.dpuf
a.k
Comments
Me mire te votojne kete te
<p>Me mire te votojne kete te riun, se Greuvski u be tamam diktator----------Duhet hequr nga ushteti </p>
Add new comment