Gazeta boshnjake, një foto dhe disa interpretime: Ujë apo benzinë mbi personin e kapur nga tigrat e Arkanit?

E përditshmja boshnjake “Oslobodjenje” e ka publikuar një fotografi ku shihet një shqiptar i Kosovës në Bijeljina të Bosnjës, që keqtrajtohet nga dy paramilitarë serbë të formacionit paraushtarak “Tigrat e Arkanit”. “Një i ri i cili shihet në fotografi teksa e rrahin dy ushtarë të Arkanit, është kapur para Urbanizmit të dikurshëm në Bijeljina. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Bijeljina, ku fotografia e tij gjatë agresionit në Bosnjë dhe Hercegovinë e ka përshkuar tërë botën”, shkruan “Oslobodjenje”. Në fakt Jusuf Trbiq, shkrimtar dhe gazetar nga Bijeljinski, u ka dërguar mesazh bashkëqytetarëve të tij që të bëjnë përpjekje për ta njohur të riun nga fotografia. Ai ka shkruar se fotografitë sigurisht janë bërë nga Ron Haviv, fotograf amerikan i cili ka xhiruar në vendin e ngjarjes deri në momentin kur ka arritur Arkani. Ishte viti 1992. Më pas atij i janë marrë fotografitë dhe fotoaparati.
Faktikisht, gazeta e Prishtinës “Koha Ditore” e ka përkthyer artikullin boshnjak, ku shkrimtari Trbiq shpreh idenë se personi në fjalë ka shpëtuar sepse kështu e kishte siguruar fotografi amerikan; atij po i hidhet ujë nga serbët, për ta përmendur pas një hedhjeje nga lartësia. Nga ana e saj, gazeta Tema është e bindur se paramilitarët po i hedhin benzinë.
Lexoni më gjatë:
Comments
Epo, ne rast se gazeta e Mero
<p>Epo, ne rast se gazeta e Mero Bazes ''mendon'' per benzine, atehere i vihet vula sepse do t'i kete bere analizen ne ndonje laburator ne Tepelene.</p>
Ke vetem nje gabim te vogel o
<p>Ke vetem nje gabim te vogel o Epirot, nuk i thone labUrator, i thone labOrator......</p>
Add new comment