Mazhoranca merr shumicën e komisionit për reformën territoriale. PD vazhdon të kërkojë konsensus, por nuk merr pjesë

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën territoriale, ka pësuar ndryshime, pasi Konferenca e Kryetarëve (foto) ka miratuar me votat e mazhorancës shtimin e një anëtari nga shumica dhe zgjatjen e afatit të funksionimit të Komisionit, që përfundonte më 24 prill, me dy muaj të tjerë. Kështu, numri i anëtarëve të Komisionit bëhet 17, ku 9 i përkasin mazhorancës PS-LSI dhe 8 opozitës (6 deputetë nga PD dhe 1 nga PDIU dhe PR-ja). Në këtë kushte, mazhoranca fiton kuorumin dhe hapet drita jeshile për nisjen nga puna të komisionit, që aktualisht përbëhet nga tetë deputetë të majtë dhe tetë të djathtë. Ndërkaq është lënë dhe një mundësi e dytë për opozitën, që nëse dëshiron të bashkëpunojë, mund të marrë pjesë me një deputet më shumë, pra, 9, për t'u barazuar. 3 muaj nga ngritja e tij, Komisioni nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje, përveç asaj të konstituimit më 23 janar.
a.k
Add new comment