Kritiku i SHBA-së, John Chuckman: Avionin malajzian mund ta kenë rrëzuar amerikanët, se iu afrua bazës sekrete Diego Garcia

Një ish-drejtues i një kompanie nafte ka sugjeruar se Amerika mund ta ketë asgjësuar avionin e “Malaysia Airlines” dhe tani po përpiqet ta mbajë sekret. Duke shkruar për “OpEdNews.com”, John Chuckman, i cili ka qenë krye-ekonomisti i një kompanie të madhe nafte në Kanada ka ngritur pyetjen: “A mund të kenë qenë ShBA-të ato që kanë asgjësuar Fluturimin MH370, aksidentalisht ose qëllimisht dhe tani duan ta mbajnë të fshehtë?” Chuckman, me origjinë nga Çikago dhe kritikues i vazhdueshëm i politikave amerikane, vazhdon: “Nuk do të kishte asgjë të paprecedent në një akt të tillë: ushtria amerikane mund ta ketë qëlluar linjën ajrore civile. Nuk e kam idenë se çfarë shkaku e ka çuar Fluturimin MH370 në ndërprerjen e komunikimit, ndryshimin e kursit dhe fluturimin në lartësi të vogël, por di se ky event nuk mund të shkonte pa u vënë re nga sytë dhe veshët e inteligjencës ushtarake amerikane. Sidomos kur kursi i ri i avionit tregonte mundësinë sado të vogël që destinacioni i ri i tij të ishte baza ushtarake Diego Garcia, një vend ishullor top-sekret prej nga Amerika dëboi forcërisht banorët vendas, pasi e mori nga britanikët”. Fluturimi MH370 është zhdukur gjatë udhëtimit nga Kuala Lampur në Pekin në datën 8 mars, me 239 njerëz në bord. Kërkimi 6-javor në Oqeanin Indian, ku ekspertët besojnë se ka rënë avioni, nuk ka zbuluar ende gjurmë të tij.
Njohësit e anglishtes, për më tepër: http://www.opednews.com/articles/The-Second-Mystery-Around-by-JOHN-CHUCKMAN-Mh370-Flight_Military_Mystery-140418-976.html
a.k
Add new comment