Dasma e blinduar e Arben Ristanit

Arben Ristani, deputeti i Partisë Demokratike ka celebruar dje në një ceremoni intime, marrëdhënien disavjeçare me përkthyesen Alketa Zazo. Në festën me 40 të ftuar u panë shumë pak nga kolegët e Ristanit në Partinë Demokratike, mes të cilëve, paparaci i “Bluetooth” arriti të shquante vetëm Flamur Nokën dhe Oerd Bylykbashin. Ata që mbizotëronin në ceremoni ishin familjarët e Arbenit dhe Alketës.
Darka e martesës ishte shumë larg asaj tradicionales, madje më shumë i ngjante një kokteji, duke qenë se edhe nusja nuk kishte veshur fustanin klasik të nusërisë, duke zgjedhur diçka tjetër, por pa iu larguar të bardhës. Festa u organizua në një prej lokaleve më të njohura, në zemër të kryeqytetit, i njohur si një prej ambienteve më shik.
Në hyrjen e brendshme të “Padam” qëndronte menaxheri i lokalit, i cili kujdesej për mbarëvajtjen e festës, si dhe ‘ruante’ ambientin nga ndonjë fotograf i mundshëm. Në hyrje të lokalit qëndronte një grup instrumentistësh, si për të dëshmuar edhe një herë faktin se dasma në fjalë nuk ka lidhje me mbrëmjet tradicionale, ku mbizotëron muzika popullore.
Bashkëshortja e Arben Ristanit quhet Alketa Zazo. Ajo është 41 vjeçe dhe njihet si përkthyese e redaktore. Zazo, e cila tashmë duhet të ketë marrë mbiemrin Ristani.
http://www.balkanweb.com/metropol/2693/dasma-e-blinduar-e-ristanit--foto...
Add new comment