“Vizion Plus”: Qeveria po planifikon anulimin e një kontratë të rëndësishme në sektorin e naftës

Postuar në 18 Prill, 2014 11:00

Qeveria shqiptare po planifikon të anulojë një prej kontratave të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend. Kjo është ajo çfarë raporton “Vizion Plus”, sipas të cilit, egziston një shkresë zyrtare që Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe avokaturës së shtetit, ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës rrezikon të përfundojë në drejtësinë ndërkombëtare.

“Në shkresën e firmosur në datën 17 prill, nuk bëhet e ditur se kujt kompanie i referohet, por ajo që kërkohet është nevoja për një konsultim, me qëllim parapërgatitjen e shtetit shqiptar në rast të arbitrazhit të mundshëm. Bëhet fjalë për të anuluar një marrëveshje koncesionare mes një kompanie me kapital të huaj dhe Albpetrol-it”raporton Vizion Plus.  Aktualisht në tregun e hidrokarbureve operojnë dy kompani kanadeze.  Ndaj revokimi i licencës, sipas këtij televizioni, bën fjalë për një nga dy kompanitë në treg.  

Për më shumë: http://vizionplus.al/anulim-kontrates-ne-hidrokarbure/

k.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kush eshte kanadeze se ne i dime nga ishujt kajman. Le te dale kush i zoteron keto kompani se kam frike mos na del si vetro energy &quot;konsorciumi i fuqishem nga teksasi i leskovikut me kooperim me tropojen&quot;. Arbitrazh, po çarbitrazh flisni more. Burg o burg...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.