Zv.kryeministri turk Isler: I kushtojmë vëmendje të veçantë marrëdhënieve me Shqipërinë

Postuar në 19 Prill, 2014 04:29

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta gjatë një takimi me zv.kryeministrin e Turqisë, Emrullah Isler ku theksoi se Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Turqi në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të drejtohet nga Deputeti Blendi Klosi do t’i shërbejë forcimit të shkëmbimeve ndër-parlamentare, ekonomike e kulturore mes dy vendeve.

Nga ana e tij zv.kryeministri turku shpreh se Turqia i kushton vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë si në planin dypalësh ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Isler nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Turqisë dhe Shqipërisë është një kontribut për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.

Meta dhe Isler ndanë bindjen e përbashkët se projektet ekonomike dhe investimet e nisura si dhe ato të pritshme turke në Shqipëri, do të promovojnë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin përmes vendit tonë. 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.