BB, 300 milion $ për Shqipërinë. Drejtoresha e BB në Shqipëri Tahsin Sajed: Do përballem me sfida dhe mundësi

Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Botërore në Shqipëri Tahsin Sajed (Tahseen Sayed), në një intervistë të dhënë për Gazetën Shqiptare ka rrëfyer dhe komentuar vendin në të cilin ajo po shërben. Në këtë intervistë Sajed tregon Shqipërinë në syrin e saj, si iu duk ky vend, çfare e pret atë në Shqipëri, problemet kyçe dhe ndihmën që do të sjellë Banka Botërore çdo vit për Shqipërinë. “Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte se Shqipëria është gjeografikisht pjesë e Europës, njerëzit duken Europianë, por në komunikimin e tyre personal, vlerat që ato kanë janë shumë orientale. Më lejo ta shpjegoj këtë fakt që sapo thashë: Vlera e bujarisë, e të qenurit e hapur, vlera e familjes, respekti ndaj më të vjetërve - të gjitha këto janë shumë të zakonshme në kulturën e vendit tim. Kjo më bëri të ndihem shumë rehat në aspektin personal. Gjëja e dytë që vërtet vlerësova kur po lexoja për Shqipërinë ishte peizazhi i saj i shumëllojshëm dhe i bukur gjeografik. Në fakt, nuk e prisja në këtë masë.”, kështu e ka komentuar ajo Shqipërinë. Ndërsa përsa i përket problematikave Drejtoresha e Bankës Botërore shprehet se: “Ju duhet të krijoni një bashkëpunim, një marrëdhënie me qeverinë, me palët e tjera të interesuara, shoqërinë civile, kolegët dhe grupin tuaj. Të them të drejtën, nuk i shikoj këto që listova si sfida, por si mundësi. E shikoj si një mundësi punën time në Shqipëri e cila është në një pikë vendimtare të zhvillimit të saj dhe të dëshirës për tu bërë pjesë e BE-së. Gjithashtu, është në një pikë vendimtare edhe brenda për brenda në përpjekje për të realizuar reforma serioze në ekonomi, klimën e biznesit, sektorin e infrastrukturës, e cila në një mënyrë a tjetër, do të ndihmojë në përmirësimin e jetëve të njerëzve në këtë vend. Shikoj se ka një dëshirë të përbashkët për të treguar rezultate konkrete në këto fusha. Sfida me këto mundësi që shikoj në Shqipëri është sa mund të jepet, sa shpejt dhe sa mirë. Kjo është sfida më e madhe për këtë vend për të përcaktuar se çfarë vjen e para, çfarë vjen më pas.”. Në lidhje me borxhin që BB po i jep Shqipërisë për rimëkëmbjen e ekonomisë Sajed komenton se në rastin e Shqipërisë, kontributi i dhënë është i madh. “Në më shumë se 20 vitet e pranisë së saj, Banka Botërore ka dhënë më shumë se 1.4 miliardë dollarë. Për momentin, ne kemi një portofol prej 6 projektesh me një vlerë totale prej 300 milionë dollarësh. Ato lidhen më së shumti me sistemet e ujësjellësit dhe energjisë, infrastrukturën, burimet natyrore dhe administrimin e tokës. Kontributi i Bankës Botërore ka qenë domethënës. Jam krenare për punën që ne kemi bërë për të kontribuar për Shqipërinë dhe për faktin se Banka Botërore ka qenë e pranishme institucionalisht menjëherë sapo vendi u hap. “, nënvizon Sajed në intervistën e saj.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/banka-boterore-350-mln-u...
S.S
Add new comment